Ja sa paguhet një mjek në Kosovë

2017-03-28 në ora 16:52

Pagat e mjekëve ditët e fundit janë bërë çështje diskutimi në opinion.

Një mjek specialist merr rrogë 630 euro në Kosovë. Kjo është rroga bazë, pasi ata paguhen edhe për orët e kujdestarisë, shkruan Gazeta Shneta.

Nga e hëna deri të enjten, kujdestaria për mjekët specialistë paguhet 35 euro. Të premten 60 euro – të shtunën 100 euro dhe të dielën 70 euro.

Megjithatë, mjekët po kërkojnë paga më të larta pasi po konsiderojnë se janë të diskriminuar me një ligj të ri i cili është ende duke u përpiluar.

Ata do të mbajnë nesër protestë nga ora 8 deri në ora 9 më kerkësat për nivelizim dhe rritje të rrogave. /Gazeta Shneta/