Pas lindjes, bebja juaj do një kujdes të jashtëzakonshëm! Sa më shpesh të ushqehet aq më mirë është për shëndetin e bebes.
Dhe sa më shpesh që ta ushqeni aq më shumë do të dalë qumësht nga gjiri juaj. Të ushqyerit çdo 15 min e bënë beben të jetë aktiv në ushqyerje. Sasia e cila synohet të ushqehet fëmija me gjirin e nënës është 12 herë çdo 24 orë.
Sipas udhëzimeve të Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP ), sipas një orari të caktuar, ju duhet ta ushqeni të porsalindurin tuaj sa herë që tregon shenjat e para të urisë, duke mundësuar rritjen e vigjilencës së bebes.
Qarja është shenja e fundit e urisë, me fjalë të tjera koha me ideale për ta ushqyer foshnjën tuaj është para se të fillojë të qajë.
Gjatë ditëve të para, shpesh do të duhet ta zgjoni foshjën tuaj për ta ushqyer dhe ai të flejë përsëri në mes të ushqyerit.
Si të fillojë foshnja juaj që të rrijë zgjuar për një kohë më të gjatë, mund të krijoni një orar të ushqyerit çdo 1–3 orë (më rrallë gjatë natës, kur ai fillon të flejë më gjatë).
Për të siguruar ushqim të mjaftueshëm për fëmijën tuaj, duhet të gjeni edhe pozicionin e të ushqyerit në mënyrë që të jetë sa më komode.
Duhet të mbani fëmijën tuaj në një pozicion që nuk është shumë larg nga gjiri, duke e mbështetur kokën e fëmijës në kraharor pa e lënduar beben e sapolindur.
Në qoftë se ju jeni ulur, një jastëk mund të jetë një ndihmë e madhe për të mbështetur fëmijën tuaj dhe fëmija të ushqehet rehat. /bebja.com