Nga pastrimi i furrës deri tek larja në dush, ka shumë punë shtëpie që mund të ju mbajnë të zënë tërë kohën.
Ekspertët kanë hartuar një udhëzues të mbështetur nga të gjeturat shkencore, për kryerjen e punëve të shtëpisë sa më lehtë, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Sipërfaqet në fakt duhet të pastrohen çdo ditë, ndërsa më poshtë keni listën e sendeve tjera që zakonisht duhet pastruar:
-Mikrovala, ekspertët thonë se mikrovala duhet pastruar të paktën një herë në javë dhe pastaj të bëni një pastrim të thellë çdo dy javë.
-Çarçafët ku fleni, po ashtu rekomandohet që të paktën një herë në javë t’i lani mbulesat e shtratit në mënyrë që të shmangni veprimin e mikrobeve.
-Tepihun, një studim i kohëve të fundit vuri në dukje se tepihat ose qilimat mund të përmbajnë 200.000 baktere për çdo metër katror, kështu që është e domosdoshme që t’i pastroni çdo gjashtë muaj.
Ndërsa dyshekët duhet t’i pastroni çdo dy muaj./Gazeta Shneta/