Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Leonora Poloska, së shpejti sjell në jetë fëmijën e saj të parë.
Këngëtarja është shtatzënë dhe tashmë ka nisur të jetojë në Prishtinë, pranë të shoqit, kompozitorit Andin Randobrava.
Çifti duken tejet të lumtur dhe Leonora më në formë se asnjëherë, transmeton Kosovarja. Ndonëse në muajin e shtatë, ajo ende është në formë të mirë trupore.
Çifti do të bëhen prindër në muajin gusht.