Qumështi është i shëndetshëm për ju, por kjo nuk është ndonjë surprizë e madhe. Një rekomandim nga një studim i ri sygjeron se fëmijët duhet të pinë deri në dy gota qumësht në ditë në mënyrë që të kenë përfitimet optimale prej tij.
Qumështi është i pasur me vitamina D por ka një problem të vogël, mund të pengojë hekurin që marrim nga burime të tjera ushqimore, të perthithet nga trupi. Ky është vërtet një problem për fëmijët të cilëve u duhet si vitamina D ashut edhe hekuri për kockat dhe trurin. Kështu që shkencëtarët nga Kanadaja vëzhguan më shumë se 1300 fëmijë parashkollor të shëndetshëm dhe zakonet e tyre të pirjes së qumështit. Pas matjes së nivelit të vitaminës D dhe hekurit në gjakun e tyre, shkencëtarët konfirmuan se sa më shumë qumësht pinin fëmijët aq më shumë rritej niveli i vitaminës D por ndërkohë binte niveli i hekurit.
Por çfarë duhet të bëjmë?
Dy gota qumësht në ditë do t’i mbajnë nivelet e vitaminës D dhe të hekurit në nivele optimale tek fëmijët, thotë studimi i publikuar në “Pediatric journal”. Por ka dy faktor që mund të jenë në gjendje ta ndryshojnë këtë gjë, e para është lëkura me pigment të errët dhe faktori I dytë është moti. Fëmijët me pigment të errët në lëkurë nuk mund të prodhojnë mjaftueshëm vitamin D nga dielli, e njëjta gjë vlen dhe për fëmijët që jetojnë në vende me pak diell. Shkencëtarët sygjerojnë që këta fëmijë të marrin suplemente me vitamina D./pernenat/