Varianti i ri i identifikuar në Afrikën e Jugut është emëruar Omicron nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke ndjekur modelin e emrave të koduar grekë si variantet Alfa dhe Delta.
Në një konferencë për media, Prof, Tulio de Oliveira tha se kishte 50 mutacione në përgjithësi dhe më shumë se 30 në proteinën e spikes, e cila është objektivi i shumicës së vaksinave dhe çelësi që virusi përdor për të hapur derën në qelizat e trupit tone shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Tashmë janë ngritur shqetësimet në lidhje me këtë variant, pasi ky virus tani është rrënjësisht i ndryshëm nga origjinali që u shfaq në Wuhan, Kinë.
Kjo do të thotë se vaksinat mund të mos jenë edhe aq efektive në mbrojtjen e shëndetit të njeriut.
Deri më tani, në mbarë botën janë identifikuar 77 raste të reja me variantin Omicron./Gazeta Shneta/