Një foto e një mësuese që vendoste planet e saj të mësimit, përderisa ajo ishte e vendosur të lindë në një dhomë të lindjes, është duke u bërë virale.
Nëse amësia është kryerja e shumë punëve në të njejtën kohë, Jennifer Pope është duke e pasqyruar atë mjaft mirë. Mamaja e re pasi postoi një foto në rrjetin social të saj ‘Facebook’ e cila shihet duke punuar plan mësimor për studentët e saj para se të lindte.
Fotografia jo vetëm që flet vëllime rreth asaj se sa mësuesit janë të dedikuar për nxënësit e tyre, por ajo gjithashtu tregon një pikë të rëndësishme për atë që gratë shtatzëna janë të afta të arrijnë. Po, edhe kur ato po luftojnë gjatë kontraktimit.
Fotoja u mor nga Andrea McDonald nga Rooted in Love Photography, i cili ndau fotografinë në faqen e saj të Facebook.
“Jo, ajo nuk po bën llogaritje në taksat e saj,” shkroi McDonald për nënën. “Këto letra që po mban në dorë, janë mësimet e saj për nxënësit e saj.Gjithashtu, javën e ardhshme është java e vlerësimit të mësuesve këtu në Teksas. Vlerësojini mësimdhënësit sa më shumë, sepse edhe gjatë lindjes janë në gjendje të kontribuojnë për ardhmërinë tonë.” shkroi fotografi në faqen e tij personale të Facebook.
Një orë pasi e kreu planprogramin mësimorë, mësuesja kishte lindur fëmijën, sipas fotografit./Gazeta Shneta/