Marrëdhëniet mund të zvogëlojnë stresin, ta bëjnë më të lehtë gjumin dhe të përmirësojnë shëndetin e zemrës.
Jo, vagina juaj nuk do të mbyllet
Është një mit urban që vagina juaj do të mbyllet ose do të rritet një himen i ri nëse nuk kryeni marrëdhënie seksuale për një kohë të gjatë. Edhe kur nuk keni marrëdhënie, trupi juaj akoma prodhon estrogjen dhe progesteron dhe këto hormone i mbajnë muret vaginale të hapura dhe fleksibile.
Mund të keni tharje vaginale
Edhe kur nuk jeni të eksituara, muret tuaja vaginale janë me lagështi dhe të buta, transmeton Gazeta Shneta.
Mund të zgjasë më shumë derisa të eksitoheni
Pas një ndërprerje të marrëdhënieve seksuale, mund të duhet më shumë kohë që vagina të lubrifikohet sa duhet ose që indet të qetësohen plotësisht. Kur keni marrëdhënie të rregullta, vagina juaj kalon automatikisht në gjendje eksituese./GazetaShneta/