Zakonisht, dhembjet e lindjes ndihen në pjesën e abdomenit. Por, disa gra kanë dhëmbje intenzive të shpinës.
Çfarë është dhembja e shpinës gjatë lindjes?
Duhet të ceket se këto dhembje janë shumë të mëdha dhe të padurueshme.
Dhembja e madhe në pjesën e poshtme të shpinës gjatë lindjes, që mund të ndjehet gjatë dhe në mes të kontraktimeve dhe ndodh zakonisht kur pjesa e pasme e kokës së bebes shtyp pjesën e poshtme të shpinës së nënës.
Por, mund të jenë edhe arsyet e tjera për dhembjet e këtilla të shpinës, e ato janë:
- Pozita e kokës së bebes – kur fëmija në bark e ka kokën të kthyer nga stomaku juaj dhe bën presion me pjesën e pasme të kokës.
- Mbipesha – ose obeziteti mund të ketë ndikim në fundshpinë.
- Skolioza – Shpina e shtrembëruar e nënës mund të sjellë dhimbje në fundshpinë dhe të shkaktojë dhimbje të shpinës gjatë lindjes.
- Qëndrimi në mënyrë të gabuar – nëse nëna qëndron në pozita të papërshtatshme, kryqëzonn këmbët ose i mbledh shumë kur ulet.