Aborti, humbja spontane e një shtatzanie brenda 20 javëve të para, është një dukuri shkatërruese.
Është vlerësuar se 30-40 përqind e të gjitha shtatzanive përfundojnë në abort, transmeton Gazeta Shneta.
Shpesh, abortimet ndoshin aq herët sa gruaja nuk është e vetëdijshme se ishte shtatzënë.
Më shumë se 80 përqind e aborteve ndodhin në tremujorin e parë të shtatzanisë. Shkaku më i zakonshëm është një anomali kromozomale që e bën fetusin të papajtueshëm me jetën.
Në fakt, këto anime në gjenet e fetusit përbëjnë 70 përqind të të gjitha aborteve të tremujorit të parë. Shkqe të tjera mund të përfshijnë pabarazitë hormonale, çrregullimet tiroide, diabetin e pakontrolluar, çrregullimet imunologjike dhe probleme të tjera të shëndetit të nënës.
Shkalla e abortit në tremujorin e dytë, që bëhet rreth 14-20 javë në shtatzani janë shumë më të ulëta. Rreth 20 përqind e aborteve të tremujorit të dytë kanë të bëjnë me anomalitë kromozomale.
Pjesa tjetër rrjedh nga defetet kongjenitale, problemet me placentën, përdorimin e drogës dhe alkoolit, infeksioneve dhe kushteve tjera shëndetësore të nënës. /GazetaShneta/