Studimet tregojnë se infeksionet në traktin urinar dhe infeksionet më të rënda si gripi ose sepsa rrizin rrezikun e mëvonshëm të fëmijëve për autizëm dhe depresion.
Disa studime të tjera zbuluan se nënat që kishin anemi brenda 30 javëve të para të shtatzanisë fëmijët ishin më të rrezikuar të kishin fëmijë me çrregullime të spektrit autik (ASD), paaftësi intelektuale dhe ADHD, transmeton Gazeta Shneta.
Infeksionet e nënës direkt mund të prekin foshnjat siç është virusi Zika. Por, ekzistojnë shumë gjëra gjatë shtatzanisë të cilat nuk mund të ekzaminohen ose konsiderohen.
Kurse një studim tjetër i publikuar së fundmi tregon se çrregullimet psikiatrike, përfshirë gjendjen shpirtërore dhe çrregullimet psikotike si depresioni ose skizofrenia dhe çrregullimet neuro zhvilimore janë gjenetike.
Në këto studime, autorët gjetën më shumë se 100 variante gjenetike që ishin të lidhura me të paktën dy sëmundje psikiatrike, disa prej të cilave demostrojnë shprehje të ngritura në tremujorin e dytë të shtatzanisë dhe nga ana tjetër mund të ndikojnë në zhvillimin e nervit./GazetaShneta/