Ndërsa COVID-19 është ende një virus i ri, të kuptuarit e transmetimit të tij bazohet në koronaviruset e ngjashme.
Sipas CDC, COVID-19 mendohet se përhapet kryesisht nga një person në tjetrin shkruan verywellhealth, transmeton GazetaShneta.
Ju jeni më të rrezikuarit:
-Nëse jeni në kontakt të ngushtë me një person të infektuar;
-Nëse jeni të ekspozuar ndaj spërkatjet kur një person i infektuar kollitet ose teshtit
Grupet me rrezik të lartë
Bazuar në mënyrën se si COVID-19 u përhap në Kinë, duket se grupet e mëposhtme kanë një rrezik më të lartë për t’u sëmurë rëndë nëse kontraktojnë virusin:
-Të rriturit,
-Njerëzit me sëmundje të mushkërive,
-Njerëzit me astmë,
-Njerëzit me sëmundje të zemrës,
-Njerëzit me diabet,
-Njerëzit të cilët janë të nënshtruar ndaj trajtimit të kancerit
-Njerëzit me sëmundje kronike të veshkave,
-Njerëzit me sëmundje të mëlçisë,
-Njerëzit që janë me mbipeshë.
Qëndroni në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur nëse zona juaj po përjeton përhapje të Covid-19 dhe kërkoni kujdes mjekësor në simptomat e hershme./GazetaShneta/