Koha më e mirë për të prezantuar ushqime të ngurta është kur fëmija juaj ka zhvilluar aftësitë e nevojshme për të ngrënë.
Mjekët rekomandojnë që nënat që ushqejnë me gji të presin derisa fëmija i tyre t’i mbush 6 muaj, transmeton Gazeta Shneta.
Për të ngrënë ushqime të ngurta foshnjat kanë nevojë për kontroll të mirë të kokës dhe qafës dhe duhet të jenë në gjendje të ulen në një karrige të lartë. Kjo zakonisht nuk ndodh derisa të kenë moshën 4 deri në 6 muaj.
Po ashtu, nëse përpiqeni të ushqeni foshnjën tuaj para kësaj periudhe ai mund të shtyjë ushqimin nga goja e tij sa më shpejt që të mundet. Foshnjat fillojnë të humbasin këtë refleks natyral nga 4 deri në 6 muaj.
Shenjat e tjera që tregojnë se foshnja juaj është e gatshme për të marrë ushqime të ngurta:
Ata janë të interesuar për ushqimet. Për shembull, ata shikojnë të tjerët kur hanë, arrijnë ushqimin dhe hapin gojën kur iu afrohet ushqimi.
Ata kanë aftësi motorike orale të nevojshme për të lëvizur ushqimin në fyt dhe ta gëlltisin atë.
Ata zakonisht peshojnë dy herë peshën e tyre të lindjes ose afër saj.
Foshnjat që fillojnë të konsumojnë ushqime të ngurta para 4 muaj janë në rrezik më të lartë për mbipeshë dhe probleme të tjera më vonë. /GazetaShneta/