Për dekata të tëra, ka qenë një procedurë standarde për t’u dhënë të porsalindurve banjën e parë brenda orëve të para të lindjes.
Hulumtimet e reja tregojnë se duhet të prisni 12 orë ose më shumë para se ta bëni banjën e parë, transmeton Gazeta Shneta.
Ato foshnja që kishin banjën e parë më vonë ishin më të shëndetshme dhe kishin sistem tretës më të mirë.
Studiuesit gjithashtu zbuluan se të porsalindurit që nuk pastroheshin menjëherë kishin temperaturë të trupit më të qëndrueshme. Ata nuk ftoheshin aq lehtë sa foshnjat e tjera dhe kishin më shumë energji. /GazetaShneta/