Aborti është një përvojë shumë emocionuese dhe traumatike.
I gjithë eksitimi për të zbuluar se jeni shtatzënë papritmas shndërrohet në zhgënjim. Megjithëse çiftet dëshirojnë të mund të kthejnë orën, ata gjithashtu e kuptojnë se mund të ecin përpara pas një aborti, transmeton Gazeta Shneta.
Nuk ka kufizime kohore që iu ndalojnë të përpiqeni të konceptoni pas një aborti. Megjithatë, ju dhe partneri juaj duhet të përgatiteni para se të filloni përsëri procesin. Është e rëndësishme të marrni kohë të mjaftueshme për të kaluar atë periudhë.
E vërteta është, një abort është i ngjashëm me lindjen, dhe ju duhet kohë për të shëruar si emocionalisht ashtu edhe fizikisht nga ajo. Trupi juaj kaloi në të njëjtin procesi i shtatzanisë së plotë.
Rekomandohet që t’i jepni kohë trupit tuaj për tu shëruar ashtu si duhet çdo nënë.
Askepti më i rëndësishëm i përpjekjes për të mbetur shtatzënë përsëri ka të bëjë me ciklin tuaj të ovulacionit. Pas një aborti, mund të zgjasë diku nga katër deri në gjashtë javë që ju të ovuloni. Kjo nuk do të thotë që ju dhe partneri juaj nuk duhet të përpiqeni ndërkohë por tregon se koha është gjithçka.
Për më tepër, studimet kanë treguar që çiftet që përpiqen të mbeten përsëri shtatzënë brenda tre muajve nga një abort kanë një shkallë më të lartë suksesi për të mbetur shtatzënë sesa ato që presin më gjatë./GazetaShneta/