Uji përbën një shumicë të peshës së trupit tonë. Rreth 60 përqind e trupit tonë është e përbërë nga uji.
Ai rregullon temperaturën e trupit dhe ndihmon në funksionimin e trurit, gjë që e bën atë thelbësore për ekzistencën tonë, transmeton Gazeta Shneta.
Në të njejtën mënyrë, sasia e ujit që konsumoni gjatë shtatzanisë është thelbësore pasi mbart materie ushqyese për fëmijën, ndihmon në ruajtjen e nivelit të lëngut amniotik dhe parandalon simptomat e tjera të lidhura me shtatzaninë si kapsllëkun.
Sasia
Në përgjithësi, çdo person duhet të pijë 2 litra ose 8-10 gora ujë çdo ditë për të qëndruar i shëndetshëm. Kjo gjithashtu përfshin lëngje dhe ushqime nga dieta juaj që përmbajnë ujë si frutat, perimet dhe supa. Deri në javën e 27-të ju duhet të keni të njejtën sasi të ujit. Pastaj me rritjen e foshnjës tuaj, duhet të rritni marrjen e lëngjeve tuaja për rreth 500 ml.
Por, kjo nuk është e njejtë për të gjithë. Nëse jeni mbipeshë ose jeni duke e tepruar me ushqime, atëherë duhet të konsumoni më shumë ujë.
Dehidratimi gjatë shtatzanisë jo vetëm që do të ndikojë tek ju, por gjithashtu do të jetë i dëmshëm për fëmijën tuaj. Mos pirja e mjaftueshem e ujit mund t’ju bëjë të ndjeheni të lodhur dhe të keni kapsllëk. /GazetaShneta/