Nevoja për gjumë në shtatzëni fillon të bëhet e dukshme menjëherë pas rezultatit pozitiv të testit.
Nëse ndiheni e lodhur gjatë ditës, duhet të dëgjoni sinjalet e trupit tuaj dhe të shkoni të pushoni.
Gjatë shtatzënisë ka edhe shumë gra të cilat vuajnë nga pagjumësia si një faktor natyral, ndërsa disa të tjera nuk munden të flenë si pasojë e angazhimeve të tyre në familje apo punë.
Për sa orë gjumë ka nevojë një grua shtatzënë? Në shtatzëni trupi nuk ka nevojë për 2-fish kalori apo 2-fish gjumë.
Gjëja më korrekte është t’i jepni mundësinë trupit të rikuperojë energjitë e humbura, për një mirëqenie të përgjithshme. Që ta bëni këtë do të ishin të mjaftueshme rreth 10 orë gjumë./KlinikaMedica/