Udhëzimet e fundit të përditësuara nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), rekomanduan se njerëzit plotësisht të vaksinuar nuk kanë nevojë të mbajnë maska në asnjë mjedis, përveç gjatë udhëtimit.
Mirëpo, këto udhëzime kanë shkaktuar konfuzion nëse fëmijët e pavaksinuar ende kanë nevojë të mbajnë një maskë kur pjesa tjetër e familjes nuk kanë nevojë të bëjë një gjë të tillë, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP), qysh atëherë ka sqaruar se fëmijët nën 12 vjeç duhet të vazhdojnë të mbajnë maskën në shumicën e situatave që përfshijnë njerëzit nga jashtë shtëpisë së tyre, ndërsa fëmijët nën 2 vjeç nuk pritet të mbajnë maskën.
Mirëpo, fëmijët nën 12 vjeç ka të ngjarë të jenë akoma me muaj larg nga të kualifikuarit për një vaksinë COVID-19.
Në lidhje me këtë situatë të krijuar, si do të veprojnë mjekët për fëmijët e tyre që bashkëjetojnë me një shoqëri pa maska?
Përgjigja varet shumë nga mosha dhe vendndodhja.
Dr. Anita Chandrasekaran nga fusha e reumatologjisë në Hartford Healthcare Medical Group, si nënë e një fëmije 1-vjeçare, ajo nuk ndihet e qetë nëse vajza e saj të jetë pranë të rriturve ose fëmijëve pa maska.
“Vajza ime është shumë e re për t’u vaksinuar dhe nuk ndiej që kemi mjaft njerëz të vaksinuar sa për të krijuar imunitet të tufës”, thotë Dr. Chandrasekaran.
“Fëmijët, veçanërisht, nuk bëjnë distancë shoqërore dhe ka më shumë të ngjarë të jenë bartës asimptomatikë të virusit”, thotë ajo.
Të njëjtin mendim kishte shprehur edhe terapistja fizike Erin Pereira nga Çikago, në mënyrë të ngjashme për ekspozimin e fëmijës 10-javor të saj ndaj njerëzve pa maska.
Një problematikë në vete qëndron tek sindroma inflamatore multisistemike tek fëmijët (MIS-C) që është një gjendje që shkakton inflamacion të rëndë në organet vitale si zemra, mushkëritë, veshkat, truri dhe më shumë.
Sipas të dhënave të Akademisë Amerikane të Pediatrisë, nga 21 prill 2021 – fëmijët kanë përbërë 13.8% të rasteve COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Më pak se 2% e të gjitha rasteve pediatrike COVID-19 që rezultuan – shtrim në spital.
Sipas pediatrit Dr. Jonathan B. Jassey nga New York, duke parë situatën e sindromës inflamatore, ai do të inkurajojë fëmijët e tij të mbajnë maska në vende më të mbushura me njerëz, si një qendër tregtare. /Gazeta Shneta/