Kontrollimi i një virusi, veçanërisht koronavirusit, mbështetet në atë se si përhapet ai.
Për shembull, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se koronavirusit përhapet nga:
Kontakti person në person
Përmes pikave të frymëmarrjes të infektuara në ajër kur një person me COVID-19 teshtit ose kollitet
Një person që prek një sipërfaqe të kontaminuar, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas CDC, sëmundja është ndoshta më ngjitëse kur njerëzit janë më simptomatikë. Sidoqoftë, është gjithashtu e mundur që koronavirusi të përhapet edhe nëse një person nuk shfaqë simptoma të COVID-19.
Cilat praktika ngadalësojnë përhapjen e virusit?
Këto praktika tregojnë se çfarë mund të bëjnë njerëzit për të ndaluar përhapjen e viruseve:
Larja e shpeshtë e duarve: Kjo praktikë ndihmon një person të mbajë çdo virus larg gojës ose hundës. Mund të ndihmojë gjithashtu në ndalimin e përhapjes së çdo virusi që individi mund të ketë kontraktuar.
Sanitizimi: Nëse larja e duarve nuk është e mundur, santizuesit që përmbajnë të paktën 60% alkool mund të jenë gjithashtu të dobishëm. Pastrimi i rregullt i sipërfaqeve të përbashkëta, të tilla si tavolinat dhe dorezat e dyerve mund të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së viruseve.
Distanca sociale: Kjo praktikë mund të ngadalësojë përhapjen e viruseve duke i mbajtur njerëzit të mos kenë kontakte të ngushta me njëri-tjetrin.
Mbulimi i gojës kur kolliteni dhe teshtini: Njerëzit mund të përdorin palloma ose të mbulojnë me brryl gojën e tyre, gjë që ndihmon në mbajtjen e pikave të frymëmarrjes larg.
Qëndrimi në shtëpi: Njerëzit që nuk ndjehen mirë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të kufizojnë kontaktin e tyre me të tjerët për të parandaluar përhapjen e viruseve edhe nëse nuk janë testuar për virusin. /GazetaShneta/