Kemi dëgjuar shumë për mënyrën sesi Covid-19 është më e keqja tek personat e moshuar dhe ata me kushte mjekësore ekzistuese, por për fëmijët, foshnjat dhe shtatzanisë?
Përgjigja e shkurtër është se të rinjtë kanë tendencë të kenë një rrezik shumë më të ulët të sëmundjes së rëndë ose të vdesin nga koronavirusi i ri, transmeton Gazeta Shneta.
“Fëmijët padyshim që do të infektohen, por probabiliteti që ata të vijnë në gjendje serioze është shumë i ulët”, tha Peter Collignon, profesor në Universitetin Kombëtar Australian.
Fëmijët dhe Covid-19
Fëmijët kanë rrezikun më të ulët të vdekjes nga Covid-19 na të gjitha grupmoshat, dhe kanë shkallë më të ulët të sëmundjes.
Ata gjithshtu nuk duhet se po infektohen në një shkallë të lartë siç mund të pritej. Zakonisht me viruset e frymëmarrjes fëmijët kanë tendencë të keqësohen dhe ata janë më shpesh përgjegjës për transmetimin e sëmundjes por nuk duket se po ndodh kështu me Covid-19.
Një studim që shikoi 1.391 fëmijë që ishin kontakte të ngushta me raste të konfirmuara Covid-19 në Kinë zbuloi se vetëm 12 përqind e tyre kishin infeksione.
Nuk është se fëmijët nuk po infektohen, por ata po infektohen në një shkallë shumë më të ulët sesa grupmoshat më të larta.
Foshnjat
Foshnjat gjithashtu janë në rrezik mjaft të ulët nga Covid-19, por jo aq të ulët sa fëmijët më të rritur.
Vogëlushët, veçanërisht ata nën moshën 1 vjeç, kishin një rrezik më të lartë për të patur një formë të rëndë ose kritike të sëmundjes.
“Në përgjithësi, aq më i ri është fëmija aq më i lartë rreziku”, tha profesori Collignon
“Fëmijët nën moshën 1 vjeç janë më të rrezikuar nga shumica e sëmundjeve sepse nuk kanë zhvilluar ende ndonjë imunitet”, shtoi ai.
Gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre
Ndryshimet në sistemin imunitar gjatë shtatzanisë do të thotë që gratë shtatzëna shpesh konsiderohen të jenë më të larta se rreziku mesatar nga infeksionet.
“Por, përsëri, nuk ka prova të sakta që gratë shtatzëna janë në rrezik më të madh se gratë në të njejtën moshë”, tha profesor Collignon.
Gratë shtatzëna nuk duket të ndjehen më në rrezik sesa popullata e përgjithshme.
Infeksioni nuk rrit rrezikun për abort
Nuk ka asnjë provë që virusi mund të kalojë nga nëna shtatzënë tek fëmija.
Nuk ka asnjë provë që virusi do të shkaktojë anomali në një fëmijë të palindur.
Seksioni cezarian nuk duket i nevojshëm për të zvogëluar rrezikun e transmetimit nga nëna tek fëmija.
Disa foshnje të lindura nga gratë me simptoma të Covid-19 në Kinë kanë lindur para kohe, por është e paqartë nëse kjo ishte për shkak të virusit apo vendimeve të mjekëve.
Foshnjat e porsalindura nuk duket se rrezikojnë më shumë nga komplikimet.
Covid-19 nuk kalon nga nëna tek fëmija përmes qumështit të gjirit, kështuqë ushqyerja me gji është ende e inkurajuar, megjithatë gratë me virus duhet të jenë shumë të kudjesshme me higjienën dhe të konsiderojnë të veshin një maskë në fytyrë gjatë ushqimit. /GazetaShneta/