Ju keni kaluar shtatzaninë gjatë pandemisë dhe tani fëmija juaj ka ardhur në jetë. Me siguri, gjëja për të cilën më së shumti mendoni është se si ta mbroni bebin tuaj gjatë kësaj periudhe.
Mbajeni të sigurt
Me siguri keni planifikuar që të takoheni me të gjithë familjen dhe miqtë tuaj. Fatkeqësisht, thjeshtë nuk është gjëja më e mirë për të bërë në vitin 2020, transmeton Gazeta Shneta.
Për hir të shëndetit tuaj dhe të foshnjës tuaj, duhet të kufizoni kontaktin me të porsalindurin tuaj në vetëm disa njerëz që ju besoni se nuk janë të infektuar.
Mbani higjienën në shtëpi, jashtë dhe përreth
Është e rëndësishme që ju dhe partneri juaj të futeni në rutinën e larjes së duarve para se të kapni foshnjën tuaj. Kur ju duhet të dilni jashtë, praktikoni distancimin fizik dhe përdorni maskën.
Ushqeni me gji nëse është e mundur
Shumë nëna të reja shqetësohen për kalimin e mundshëm të virusit përmes qumështit të gjirit, por mos keni frikë. Hulumtimet kanë zbuluar se përfitimet shëndetësore të ushqyerjes me gji tejkalojnë rrezikun dhe madje edhe nënaz që rezultuan pozitive me Covid-19 inkurajohen ende të mbajnë gjidhënien.
Mos vononi trajtimin mjekësor
Ndërsa mund të jetë joshëse të shmangni vizitat e mjekur ose kontrollin për të qëndruar të sigurta është ende me të vërtetë e rëndësishme të merrni pjesë në të gjitha takimet tuaja, të bëni vaksinat e foshnjës tuaj me orar dhe të siguroheni që të ndiqni çdo shqetësim shëndetësor.
Kujdesuni për shëndetin tuaj mendor
Është një kohë vërtetë e frikshme dhe stresuese në botë dhe një pjesë e kujdesit për fëmijën tuaj është kujdesja për veten tuaj. Jini të vetëdijshëm për mbështetje në dispozicionin tuaj dhe qëndroni në krye të simptomave të depresionit post-natal. /GazetaShneta/