A e keni parë fëmijën tuaj që t’i ngrejë këmbët deri në gjoks dhe të fillon të qajë? Kjo mund të jetë një nga shenjat treguese e problemit me gazrat, të cilat I shkaktojnë dhimbje.
Disa ndër arsyet që shkaktojnë këtë gjendje shëndetësore janë intolerance ndaj laktozës, ushqimet të cilat konsumon nëna, të cilat mund të përcjellen nëpërmjet gji dhënies etj.
Sido që të jetë, ekzistojnë disa metoda për lehtësimin e gazrave, të cilat do i ndiqni më poshtë.
Zhvendoseni në një pozicion tjetër: Ndryshimi i pozicionit të foshnjës mund të ndihmojë në heqjen e gazit në bark.
Masazhojeni: Kapni këmbët e fëmijës, dhe lëvizni nga lart poshtë, sikur imitoni çiklizmin. Kjo ndihmon lëvizjen e gazrave nga barku i tij.
Kontrolloni pozicionin e gjidhënies: Sigurohuni që ta mbani drejt fëmijën. Koka duhet të jetë në një drejtim me barkun, sepse po të jetë më lart, krijon vëshirësi në frymëmarrje.
Goditini lehtë në shpinë pas ushqyerjes: Kjo e ndihmon të nxjerrë gazrat.
Ndryshoni pajisjet që përdorni: Ndryshimi i biberonit me një tjetër që nxjerr më ngadalë qumështin, ndihmon në reduktimin e sasisë së gazit të formuar.
Dush me ujë të ngrohtë: Dushi i ngrohtë jo vetëm që i qetëson fëmijët, por edhe lehtëson gazrat.
Ushqejini përpara se t’i ketë marrë uria shumë: Të ushqyerit pak para se të fillojnë të qajnë mund të parandalojë sasinë e madhe të gazrave.
Medikamentet: Nëse fëmija ka shumë dhimbje për shkak të gazrave, konsultohuni me mjekun dhe merrni ilaçet e nevojshme./KlinikaMedica/