Gjatë fazës së parë të shtatzënisë, 9 në 10 gra do të ndihen sikur janë të sëmura sidomos gjatë mëngjesit, që do të përcillet me vjellje dhe të përziera.
Por çfarë mund të bëni që ta bëni më të lehtë këtë periudhë?
Provoni të hani sasi më të vogla, por më shpesh gjatë ditës. Ushqime të thjeshta, të tilla si patate, makarona, oriz dhe të ngjashme, të cilat janë të thjeshta për stomak. Shmangni erërat dhe shijet e forta që shkaktojnë vjelljen tuaj.
Masat e ndihmës vetjkae dhe ushqimet tjera natyrore përfshijnë:
Ushqime dhe pije që përmbajnë xhenxhefil.
Këto dhe jo vetëm, janë të sigurta për t’u provuar dhe mund t’ju ndihmojnë të trajtoni më së miri sëmundjen e mëngjesit.
Merrni më shumë pushim, lodhja do të bëjë të keni të përziera dhe të vjella edhe më të shumta.
Nëse asgjë nuk funksionon derisa ju vazhdoni të vuani, shihni sa më shpejt mjekun tuaj ose maminë. Ata mund të ju këshillojnë në hapat e mëtutjeshëm që duhet t’i ndërmerrni./KlinikaMedica/