Të përshëndetësh beben dhe të dalësh nga shtëpia pa të nuk është një gjë e lehtë.
“Ankthi i ndarjes është hap i madh në kuptimin intelektual dhe emocional. Fëmija juaj për herë të parë fillon të mendojë për ju, ngase ju u mungoni atyre”, thotë autori i librave Alan Green për Yahoo Practical Parenting.
Bebet mësojnë për ndarje nga prindërit para se të kuptojnë kthimin, andaj është normale që të shqetësohen kur prindërit mungojmë, transmeton Telegrafi.
Një herë kur fëmija të kuptojë që, pas ndarjes do të ktheheni, ky lloj ankthi fillon të dobësohet.
Këtë mund ta ushtroni me lojën e thjeshtë të fshehjes. Mbuloni kokën me batanije, pastaj zbulohuni para vogëlushit tuaj me shumë energji pozitive dhe qeshje.
Më pas, provoni me “fshehje” pak më të gjata ashtu që të dilni nga dhoma për një deri në dy minuta. Nëse qan, mund t’i këndoni apo t’i flisni nga dhoma tjetër, në mënyrë që fëmija të mësojë që jeni afër edhe pse nuk ju sheh.
Kjo fëmijës suaj do t’i tregojë që do të ktheheni dhe se është i sigurt, edhe pse ju nuk jeni drejtpërdrejt pranë tij.
Ikja pa u vënë re mbase duket si dalje e lehtë, mirëpo nëse bebja juaj fillon t’ju kërkojë, ndërsa ju mungoni, do të fillojë të mendojë që mund të zhdukeni kurdo qoftë.
Në vend të kësaj, imagjinoni ritualin pozitiv për ikje – nga puthja në ballë deri te këngët e shkurtra apo vallëzimi.
Në fund, sado që t’ju duket e vrazhdë, ndoshta do të detyroheni ta lini vogëlushin tuaj të përlotur.
Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.