Vështirësitë që përballen prindërit me rritjen e foshnjeve janë me të vërtetë të mëdha, por pavarësisht rrethanave të kohës arrijnë të kujdesen në mënyrën më të mirë.
Vështirësitë janë më të mëdha kur nuk ke një, dy, tre, katër, po në total pesënjakë, kështu para 22 viteve erdhën në jetë Arjeta, Xheneta, Kushtrimi, Kastrioti dhe Kreshniku në një nga spitalet e Beogradit.
Ata sot jetojnë në Prishtinë dhe kanë një shëndet të plotë, falë edhe përkujdesjes së prindërve Shehnazen dhe Mehdiut.
Xheneta vajza që konsiderohet si më e madhja, pasi lindi vetëm një minutë para të tjerëve, për Gazeta Metro, tregoi për ndjenjat e veçanta, rritjen me vëllezër të tjerë dhe motrën, avantazhet por edhe vështirësitë e kohës.
E njëra ndër vështirësitë ka qenë edhe pranimi në gjimnaz ashtu siç thotë ajo ‘’ Në gjimnazin Sami Frashëri nuk na kanë pranuar, pastaj kemi aplikuar në gjimnazin Xhevded Doda, atje përfunduam shkollën e mesme’’.
Ajo tregon edhe për veshjen e njëjtë që zakonisht njerëzit kanë dëshirë t’i shohin binjakët, por shpeshherë ka qenë e bezdisshme sipas Xhenetës.
E talentet e binjakëve në fakt nuk janë të njëjta, pasi që Kushtrimi ka talent futbollin në anën tjetër Arjeta dizajn, Kreshniku ka talent për një instrument muzikor derisa Kastrioti është i pasionuar rreth modelimit.
“Dy muaj pas shtatzënisë së gruas e kemi ditur se do të ketë bineqë, më vonë e kemi kuptuar për 3 e edhe për 4 por për 5 se kanë ditë as mjekët as ne, derisa kanë lindur. Një dhuratë nga zoti është diçka shumë e madhe pa lëre më 5 menjëherë, ndihesha i bekuar, i vequar nga Zoti, rrethi e kishte pritur me entuzizëm shumë të madh, mërgata, ka qenë diqka e jashtzakonshme”, ishte shprehur Bekteshi për 26 janarin e vitit 1996 kur i kanë lindur pesënjakët.