Ja si e shqetëson foshnjën në barkun e saj nëna që pin duhan

2017-11-10 në ora 18:33

Këto fotografi shqetësuese të ultrazërit shfaqin reagimin e foshnjeve në barkun e nënës kur ajo konsumon duhan.

Kërkimet nga Univerziteti i Durham dhe Lancaster nxorren fotografitë 4D të ultrazërit, duke përcjelle reagimet e fetuesit, të gojës dhe lëvizjeve të tjera trupore, në kohën kur nënat e tyre thithnin cigare. Rezultatet janë botuar në revisen Acta Paediatrica.

Gjatë kohës se studimit, hulumtuesit moren 80 ultrazëra të 20 bebeve në mes të javës së 24 dhe javës së 36 të shtatëzanisë. Nga 20 nëna, 16 prej tyre nuk konsumonin duhan, ndërsa 4 nëna të tjera po. Nënat që konsumonin duhan kishin një mesatare prej 14 cigareve në ditë, transmeton Gazeta Shneta.

Në rreshtin e parë janë bebet e nënave që konsumojnë duhan!

Rezultatet kanë treguar se foshnjet e nënave të cilat konsumonin cigare, e mbulonin fytyrën e tyre me duar dhe lëviznin gojën, shumë më shumë se sa foshnjet në barkun e nënave që nuk kanë konsumuar duhan.

Doktorrët bashkë autor, kanë konfirmuar se teknologjia e sotme mundëson qe te shihet ajo qe me parë ka qenë e fshehur, duke zbuluar kështu mënyrën se si ndikon pirja e duhanit ne fetus, në një mënyrë që ne nuk do mund ta kuptonim, pa ndihmen e teknologjisë.

Të 20 foshnjet sipas vlerësimi të klinikes kanë lindur të shëndetshme, por doktorët e hulumtimit Dr. Reissland dhe Dr. Francis pranojnë se duhet bërë edhe më shumë hulumtim mbi këto lëvizje të foshnjeve edhe në rastet kur baballarët e tyre janë konsumus po ashtu./Gazeta Shneta/