Coronavirus dëmton jo vetëm mushkëritë, por edhe veshkat, mëlçinë, zemrën, trurin , sistemin nervor, lëkurën dhe traktin gastrointestinal, theksuan mjekët gjatë ditës së premte në një përmbledhje të raporteve nga pacientët me COVID-19.
Ekipi në Qendrën Mjekësore të Universitetin ‘Columbia Irving’ në New York City – një nga spitalet e përmbytura me pacientë me COVID-19, së bashku me rastet që i kishin kaluar, ata gjithashtu mblodhën raportet nga ekipe të tjera mjekësore në mbarë botën shkruan CNN.
Fotografitë e tyre gjithëpërfshirëse treguan për sulme të koronavirusit praktikisht në çdo sistem të rëndësishëm në trupin e njeriut, duke aluduar në dëmtime të drejtpërdrejta në organe dhe duke shkaktuar mpiksjen e gjakut, si dhe duke ndikuar në ritmin e zemrës.
Poashtu, është përcjellur kjo gjendje dhe me dhimbje koke, marramendje, dhimbje të muskujve, dhimbje në stomak dhe simptoma të tjera, së bashku me simptoma klasike të frymëmarrjes si kollitja dhe ethe përcjell Gazeta Shneta.
“Mjekët duhet të mendojnë për COVID-19 si një sëmundje multisistemike” tha në një deklaratë Dr. Aakriti Gupta, një bashkëpunëtor i kardiologjisë në Kolumbia i cili punoi për rishikimin e kësaj përmbledhje.
“Ka shumë lajme për koagulimin, por është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet që një pjesë e konsiderueshme e këtyre pacientëve vuajnë nga dëmtimi i veshkave, zemrës dhe trurit, dhe mjekët duhet të trajtojnë ato kushte së bashku me sëmundjen e frymëmarrjes”.
Vlen të ceket se pjesa më e madhe e dëmtimeve të bëra nga virusi duket se vijnë për shkak të afinitetit të tij për një receptor të ashtuquajtur ACE2.
Qelizat që rreshtojnë enët e gjakut, në veshkat, kanalet e mëlçisë, pankreasit, në traktin e zorrëve dhe rreshtojnë traktin respirator janë të gjitha të pasura me receptorë ACE2, të cilat virusi mund t’i përdorë për të kapur dhe infektuar qelizat, theksoi ekipi Kolumbian në përmbledhjen, e botuar në revistën ‘Nature Medicine’. /Gazeta Shneta/