Ja si ndikon emri në formimin e personalitetit të fëmijës

2017-03-20 në ora 15:14

Është e vështirë të thuhet se ndikon drejtpërdrejt, sepse nuk ka ndonjë dëshmi të fortë për të sugjeruar se emri i fëmijës do të ndikojë në personalitetin e tij.

Megjithatë, është e mundur që mund të kontribuojë në ndonjë mënyrë për ta formësuar imazhin për vetën e tij, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.

Disa psikologë besojnë se emri që ia vendosni fëmijës, ka ndikim në mënyrën se si ai e përcepton vetën.

Disa studime kanë treguar se fëmijët që i pëlqejnë emrat e tyre, janë më të sigurt në vetvete.

Madje kjo ndikon edhe në nivelin e respektit të vetvetes.

Njerëzit që pëlqejnë emrat e tyre, priren të përjetojnë më pak depresione dhe ankthe. /Gazeta Shneta/