Trupi i një gruaje shtatëzënë i nënshtrohet ndryshimeve normale të ndryshimeve fizike që mund të jenë të dukshme ose mjaft delikate.
Këto ndryshime janë të nevojshme për të ndihmuar në zhvillimin e fetusit dhe për të përgatitur trupin për të lindur.
Në muajt e parë të shtatzënisë, hormonet përmbysin trupin tuaj. Fëmija juaj është ende i vogël, por tashmë trupi juaj po ndryshon.
Gjoksi fillon të rritet dhe ndjehen më të butë, lodhja, nauseja dhe një nevojë e shpeshtë për në banjo janë nga shenjat e zakonshme të shtatzënisë, transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë tremujorit të dytë, mitra juaj rritet gradualisht dhe ngrihet nga legeni juaj. Ju do të filloni të ndjeni lëvizjet e para të foshnjës.
Shtrirja e mitrës vendos presion mbi muskujt e fshikëzës së urinës, uretrës dhe legenit, gjë që çon në mos kontrollimin e urinës.
Në tremujorin e tretë, fëmija juaj në rritje shtyn zorrët tutje si dhe stomakun drejt diafragmës dhe mushkërive.
Kjo është arsyeja përse ju mund të ndjeheni pa frymë, dhe urthi është gjithashtu një problem i jashtëzkonshëm.
Mitra juaj do të ketë kohë rreth një muaj në mënyrë që të shërohet tërësisht./Gazeta Shneta/