Gjinia e foshnjës suaj vendoset në konceptim. Në rreth javën e 7-të, organet e brendshme të foshnjës, të tilla si vezoret dhe testikujt, fillojnë të formohen në bark.
Organet seksuale të fëmijëve në këtë fazë duken krejtësisht të njëjtë si tek vajzat ashtu edhe tek djemtë.
Tek vajzat, do të shfaqet një ndryshim tek indi ndërmjet këmbëve, ky do të bëhet klitoris.
Membrana që formon një hapje poshtë buzës ndahet për t’u bërë minia labia dhe hapja vaginale.
Në javën e 22, vezoret janë të formësuara dhe lëvizin nga barku në drejtim të legenit, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa tek djemtë, poashtu zhvillohet një shenjë ndërmjet këmbëve që pastaj fillon të zgjatet në javën e 12-të.
Membrana e jashtme rritet në qeskën e shkurtë që më vonë do të strehojë testikujt. Nga java e 22-të testikujt janë të formuar në bark.
Ata tashmë përmbajnë spermatozoid të papjekur.
Nëse jeni të etur për të gjetur nëse do të keni vajzë apo djalë, do të duhet të prisni deri të paktën javën e 17 të shtatzënisë.
Kjo është koha kur organet gjenitale janë zhvilluar mjaftueshëm për t’u parë në ultratinguj./Gazeta Shneta/