Fryrja e barkut është një ndjesi negative për organizmi, dhe me këtë problem përballen pothuajse çdokush.
Fryerja e barkut ka të bëjë me absorbimin e ushqimit në organizmin tuaj, i cili është i ndryshëm nga secili prej nesh. Shpesh fryrjet ndodhin për shkak të disbalancimit të hormoneve, siç janë estrogjeni, tiroidet apo progresteroni.
Por ky problem mund të tejkalohet nëse respektojmë disa këshilla. Nëse ndiheni të fryrë, shmangni ushqimet që përmbajnë sheqer dhe bëni ushtrime të rregullta çdo ditë.
Jeni të kujdesshëm që të konsumoni pije detoksifikuese dhe këto lëngje mund të bëni vetë në shtëpi. Për shembull ju mund të pini ujë me limon apo lëng boronice.
Në gjellë mundohuni që të përdorni kripë deti sepse ka jod./gazetametro.net