Ja si ta kuptoni nëse jeni shtatzënë me binjakë

2017-02-28 në ora 10:12

Ja disa nga shenjat për të kuptuar se do të sillni në jetë dy binjakë:

Shtimi i shpejtë në peshë Për shkak të rritjes së mitrës dhe sasisë së lëngut amniotik, nëna e binjakëve në shumicën e rasteve shton më shpejtë në peshë. Në tremujorin e parë fitohet gjer në 5 kg, në fund të tremujorit të dytë prej 7 gjer në 11 kg, dhe deri në fund të shtatzanisë edhe gjer në 20 kg.

Të përzierat dhe lodhja e mëngjesit më e madhe

Te shumë shtatzëna të cilat presin binjakë, lodhjen e mëngjesit e kanë më të dukshme, por edhe kjo mvaret nga rasti në rast. Disa gra, të përziera nuk kanë fare ose i kanë më të lehta, përderisa disa tjera thonë që i kanë patur simptomet më të ashpra se sa kur kanë patur një foshnje.

Lëvizjet e foshnjës ndihen më herët

Shumica e shtatzënave, lëvizjet e para të foshnjes, i ndjejnë rreth javës 18 – 22. Ndoshta gruaja që pret binjakë këto lëvizje mund ti ndjejë më herët. Por, këtë duhet marrë në konsideratë si fakt i kushtëzuar, sepse gratë të cilat janë shtatzënë për herë të parë nuk do të dijnë të dallojnë çfarë kanë ndjerë saktësisht, nëse ishte lëvizja e foshnjes.

Nivel shumë i lartë i alfafetoproteinës Për shumë nëna të cilat nuk ndjejnë simptome të tjera të pazakonta, kjo mund të jetë shenja e parë që të dyshojnë se mos ndoshta presin binjakë. Rezultati i lartë i AFP testit tregon ose anomalitë tek një foshnje ose egzistimin e dy ose më shumë foshnjeve.

Ultrazëri

Në fund, pa marrë parasysh këto shenja, akoma ultrazëri gjatë tremujorit të dytë është siguria më e mirë dhe më e saktë nëse keni binjakë apo jo. Në monitorin e ultrazërit do të vërtetohet lehtë se a bëhet fjalë për dy fetuse apo për dy rrahje të zemrave.