Infeksionet vaginale janë një nga problemet me të zakonshme që prekin femrat dhe duhet të keni parasysh se nëse nuk trajtohen në kohë, ato mund të përkeqësojnë gjendjen shëndetësore, shkruan Shëndeti, transmeton Gazeta Shneta.
Ja disa këshilla të vlefshme se si ta mbani të pastër zonën intime dhe të parandaloni shfaqjen e infeksioneve:
- Mbajeni gjithmonë të pastër zonën intime duke u depiluar
- Lahuni çdo ditë me ujë të pastër e të bollshëm
- Kujdes zonën midis hapjes vaginale dhe anusit sepse mund t’i bashkangjiten infeksionet apo bakteret
- Përdorni të brendshme pambuku
- Mos përdorni sapunë të fortë antibakterial sepse mund të shkaktojnë tharjen e zonës përreth dhe heqjen e baktereve të dobishme
- Shpëlahuni me ujë kamomili 2-3 herë në javë. /Gazeta Shneta/