Të ndryshosh ngjyrën e flokëve nga brune në bjonde do të thotë kalosh nga një ekstrem në një tjetër, duke marrë përsipër edhe rrezikun për të dëmtuar flokët.
Nëse ndiqni këshillat tona do e keni më të lehtë që të arrini rezultatin e dëshiruar dhe për më tepër duke mbrojtur flokët tuaj.
Si fillim duhet të keni parasysh që ky ndryshim nuk duhet të jetë i menjëhershëm, por duhet të kalojë në disa faza, duke ndryshuar tonin gradualisht.
Së dyti duhet ti hidratoni flokët gjthnjë, pasi boja bjonde e dehidraton dhe e than flokun.
Së treti sigurohuni që të blini ndonjë produkt që do ju japë shkëlqim flokëve, i cili fatkeqsisht humbet kur floku dëmtohet dhe digjet./Standard/