Nëse jeni të fiksuar pas makijazhit, të pastruarit e furçave jo vetëm që është e paevitueshme, por bëhet një domosdoshmëri. Duke e pastruar furçën çdo javë përmirëson cilësinë e makijazhit, e bën më të lehtë procesin dhe ndihmon në ruajtjen e fytyrës. Pa harruar përmbajtjen e lartë të mikrobeve. Nëse jeni një artist makijazhi, të pastrosh furçën pas çdo përdorimi është e paevitueshme, transmeton Gazeta Shendeti.
Shumë pastrues furçash të cilësisë së mirë kushtojnë ndonjëherë dhe më shumë se sa vetë furçat. Nuk është e nevojshme të harxhoni shumë lekë mbi pastruesit kur shumë mirë mund të përdorni produkte që ju tashmë i keni në shtëpi. Vetëm duhet pasur kujdes që pastrimi të mos bëhet me shumë forcë, pasi kjo e prish furçën.
Sapun
Merrni një kallëp sapuni. Fërkoni furçën e lagur mbi sapun. Sapuni e heq makijazhin që ndodhet tek furça. Vazhdojeni këtë proces deri në momentin që sapuni do jetë i pastër përsëri.
Sfungjer enësh dhe shampo
Hidhni shampo mbi një sfungjer. Fërkojeni lehtësisht furçën mbi sipërfaqe deri sa të pastrohet.
Vaj ulliri dhe shampo.
Në një enë hidhni pak vaj ulliri dhe pak shampo dhe përzieni mirë. Zhyteni furçën dhe fërkojeni mbi një sfungjer.
Kini kujdes që pas pastrimit t’i varni furçat me kokë poshtë që të mos prishen.
Për më tepër shikoni videon e mëposhtme.