Rikuperimi pas lindjes me operacion cezarian mund të kërkojë kohë të gjatë dhe normal që dallon nga një nënë tek tjetra.
Menaxhimi i dhimbjes dhe rikuperimi pas një lindje me operacion është i ndryshëm nga çdo operacion tjetër, kryesisht sepse nënës i duhet të jetë në gjendje të mirë fizike për t’u kujdesur për fëmijën që ka sjellë në jetë.
Çfarë e shkakton dhimbjen pas lindjes me operacion
Në rastet më të shpeshta, dhimbja shkaktohet nga mënyra sesi është bërë qepja e barkut pas operacionit. Indet dhe organet e barkut kanë sipërfaqe të lëmuar, e cila i lejon ato të lëvizin lehtësisht sa herë trupi kryen lëvizje.
Ndërsa qepja e tyre bën që organet e indet të jenë të ngjitura me njëra-tjetrën, gjë që shkakton dhimbje në muskujve abdominalë, por edhe dhimbje të legenit.
Plagët në lëkurë
Kjo ndodh sepse kur në lëkurë ka pasur ndërhyrje, ajo nuk mund të kthehet më në gjendjen e mëparshme. Në një farë mënyre mund të thuhet se çdo plagë në trupin tonë është “dhunë e memorizuar” nga indet.
Si ti trajtojmë dhe lehtësojmë dhimbjet?
Këto dhimbje mund t’i trajtoni me vajra esencialë, por më parë duhet të këshilloheni me mjekun tuaj./pernenat/