Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar nga puna gjatë ditës së sotme tre zyrtarë financiar, Shkëlzen Sadriu, Fatmir Kajtazi dhe Ganimete Gashi, për skandalin e zhdukjes së 400 mijë eurove. Për këtë skandal para dy ditësh u arrestua edhe Mendim Sojeva, shefi të divizionit të financave dhe buxhet në AKPM.
Në dokumentet e dosjes hetimore të Policisë të cilat i ka siguruar Insajderi del që në emër të avanceve për AKPPM-në janë tërhequr mbi 320 mijë euro, derisa menaxhmenti i kësaj agjencie ka gjetur se janë veç 32 mijë euro të shpenzuara nga zyrtaret e tyre për avance ne rast udhëtimesh zyrtare.
Pra, dokumentet e rastit hetimor të ardhura nga Thesari i shtetit deri tash se janë afro 300 mijë euro që dyshohet se janë tërhequr nga persona të ndryshëm në emër të avanceve, por që nuk ishin autorizuar nga AKPPM-ja.
Kurse, një raport bankar i bashkangjitur në këtë rast thotë që në emër të nën-kodit 720 që i përket AKPPM-së që është pjesë e kodit 206 të avanceve në Ministrinë e Shëndetësisë janë tërhequr mbi 430 mijë euro, derisa vlera e avanceve për udhëtime zyrtare që dihet në AKPPM që është përdorur nga zyrtarët e tyre për udhëtime jashtë vendit është përsëri e njëjtë, mbi 32 mijë euro.
Hetuesit janë informuar zyrtarisht që deri tash është gjetur se në emër të avanceve nga ky grup i personave që kanë përdorur 15 kode të ndryshme, përfshirë këtu edhe përdorimin e kodit 13501- kod për blerjen e mobileve ku në emër të tij janë tërhequr avance në vlera 20 mijë euro, derisa mobilet e tilla kurrë nuk kanë shkuar në AKPPM..