Shtatzënia zakonisht zgjat rreth nëntë muaj ose 40 javë dhe ndahet në tremujorë. Tremujori i parë është nga një javë deri në javën e 12-të. Tremujori i dytë nga java e 13 deri në 26-tën dhe tremujori i tretë është nga java e 27 deri në lindje.
Nëse jeni shtatëzënë, barku juaj heq pjesën e brendshme që shkakton ciklin menstrual, pra në këtë periudhë nuk keni gjakderdhje.
Veza që fekondohet fillon të ndahet në tuba fallopiane, ajo do të vazhdojë të zhvillohet dhe rritet brenda mitrës dhe quhet embrion në këtë fazë, transmeton Gazeta Shneta.
Në javën e 12-të, fëmija është përafërsisht 6 centimetra, ku fillohen të formohen edhe gjymtyrët e plota.
Pastaj vazhdon tremujori i dytë, së pari ndjeni lëvizjen e foshnjës në këtë periudhë, lëvizjet bëhen të fuqishme dhe më të dukshme.
Mushkëritë formësohen në tremujorin e tretë, fëmija fillon të ndihet i gjallë, merr frymë edhe pse mushkëritë nuk punojnë si duhet deri në lindje.
Fëmija ka flokë dhe thonjë të butë, sytë që hapen dhe mbyllen, pastaj fillon që edhe yndyra të jetë pjesë e bebes, që përgatitet për lindje.
Kontraktimet bëhen të forta në këtë periudhë, dhe krejt në fund fëmija ndryshon pozicion, dhe është koha për të lindur./Gazeta Shneta/