Të qenit nënë surrogate i është dukur mrekulli që në kohën kur ishte 17 vjeçe.
Pasi u martua dhe lindi 2 fëmijët e saj, Michelle Green, i propozoi burrit të saj që ajo të bëhet nënë surrogate për prindër që nuk mund të bëjnë fëmijë, shkruan Motherandbaby, transmeton Gazeta Shneta.
Në vitin 2013, ajo shkoi në një takim të shoqatës së nënave surrogate, shoqatë kjo që i ndihmon prindërit që të gjejnë gra të cilat do të zëvendësojnë nënat që nuk mund të mbesin shtatzënë.
“U pajtuam që të bëjë fertilizim in vitro me vezët e Carolines dhe spermën e Iainit”, rrëfen kjo nënë.
“Ishim me fat. Vetëm 10 ditë pas fertilizimit, morëm telefonatën nga klinika që unë isha shtatzënë. Ishte befasi e madhe për mua, por edhe për Carolinën dhe Ianin, se unë tashmë isha shtatzënë me fëmijë binjakë”.
“Duke ditur që po mbajë binjakët e dikujt tjetër në barkun tim, ishte një përgjegjësi mjaft e madhe për mua”.
“Më duhej të dyfishoja kujdesin, të haja mirë dhe të pushoja mjaftueshëm. Shtoja kësaj edhe kujdesin për fëmijët e mi”, ka rrëfyer ajo.
Nëntë muaj më vonë, pas një shtatzënie të suksesshme, Michelle lindi fëmijët e Carolinës.
Kjo e fundit së bashku me burrin e saj Ianin, morën pjesë në lindje e cila i emocionoi mjaft shumë.
“Jam shumë krenare për këtë, që arrita t’i ndihmoja ata që të bëhen prindër. Tani jemi shok shumë të mirë dhe kjo është fantastike”, ka deklaruar Michelle. /Gazeta Shneta/