Shkencëtarët në King’s College të Londrës dhe Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts kanë identifikuar gjashtë “grupe” të ndryshme të Covid-19 bazuar në simptomat e pacientëve.
Disa nga këto grupe kanë një gjasë më të lartë se të tjerët të kthehen në një rast të rëndë të Covid-19 shkruan VeryWellHealth përcjell Gazeta Shneta.
Ndërsa njerëzit që mund të marrin Covid-19 mund të përjetojnë një sërë simptomash, duke përfshirë ethe, kollë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, lodhje, diarre, konfuzion, humbje të shijes, nuhatjes dhe gulçim, analiza zbuloi se kishte gjashtë grupime të ndryshme të simptomave që njerëzit zakonisht kanë përjetuar.
Studiuesit thyen kombinimet e simptomave në këto grupe:
1) Sikur gripi por pa ethe: Dhimbje koke, humbje nuhatje, dhimbje muskulore, kollë, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi.
2) Sikur gripi por me ethe: Dhimbje koke, humbje nuhatje, kollë, dhimbje të fytit, ngjirurit e zërit, humbja e oreksit.
3) Efektet gastrointestinale: Dhimbje koke, humbje nuhajtes, humbje të oreksit, diarre, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, pa kollë.
4) Fillon niveli i parë i rëndë si një lodhje, plus: Dhimbje koke, humbje nuhatje, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje gjoksi.
5) Niveli i dytë i rëndë – konfuzion plus: Dhimbje koke, humbje nuhajte, humbje të oreksit, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, lodhje, dhimbje muskulore.
6) Niveli i tretë i rëndë – efektet abdominale dhe respiratore plus: Dhimbje koke, humbje nuhajtes, humbje të oreksit, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim, diarre, dhimbje barku.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Pra për fund vlen të ceket se SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, “mund të futet në një gamë të tërë të llojeve të ndryshme të qelizave, jo vetëm qelizat e frymëmarrjes”, thotë Dr. Claire Steves, ko-autore e studimit.
Si rezultat, mund të shkaktojë simptoma të trurit si konfuzion, simptoma të lëkurës si skuqje dhe simptoma të frymëmarrjes si një kollë, shpjegon ajo.
“Përgjigja imune e secilit prej nesh ndaj Covid-19 është e ndryshme, e cila gjithashtu kontribuon në shfaqje të ndryshme të simptomave” përfundoi ajo. /Gazeta Shneta/