A janë të dobishme luleshtrydhet gjatë shtatzënisë

2018-09-11 në ora 11:48

Dëshirat e ushqimit gjatë shtatzënisë janë më të mëdha. Por normalisht që gratë dëshirojnë të hanë ushqim që nuk është i dëmshëm për foshnjat transmeton Gazeta Shneta.

A janë të  dobishme luleshtrydhet gjatë shtatzënisë?

Luleshtrydhet mund të konsumohen gjatë shtatzënisë pasi që frutat me lëngje kanë përfitime shëndetsore në përgjithësi dhe gjithashtu janë të dobishme gjatë shtatzënisë.

Gjithashtu kanë zbuluar se konsumimi i dredhëzave gjatë shtatzënosë mund të ketë ndikim pozitiv në aftësinë e fëmijës për të lexuar më vonë kur vjen në jetë.

Luleshtrydhe përmbajnë sasi të mirë të acidit folik, i cili është thelbësor gjatë shtatzënisë, veçanërisht kur është fjala për mbrojtjen e foshnjës kundër defekteve të tubit nervor.

Përfitimet shëndetësore të luleshtrydhe:

Luleshtrydhte janë një burim i pasur natyral i vitaminës C

Luleshtrydhet mund të nxisin shëndetin e syve

Studimet e fundit kanë zbuluar gjithashtu se luleshtrydhet mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër kancerit, si dhe konsumimi i rregullt i lulueshtrydheve mund të ndihmojë në reduktimin e nivelit të kolesterolit të keq në trup dhe në këtë mënyrë të rrisë shëndetin e zemrës./Gazeta Shneta/.