Jargat te bebet: Pse dalin dhe si të mirreni me ta

2018-08-16 në ora 10:41

Jargimi është prodhimi i tepërt i pështymës në gojë, aq shumë sa që ajo del nga goja.

Jargimi te fëmijët zakonisht fillon në moshën dy muajshe, kur gjëndrat e pështymës së foshnjës bëhen funksionalisht aktive.

Foshnjat nuk kanë kontroll të saktë të muskujve të qafës së tyre dhe kështu nuk mund të gëlltisin pështymën e prodhuar vazhdimisht në gojën e tyre, përcjell Gazeta Shneta.

Fëmijët e vegjël gjithashtu nuk kanë dhëmbë për të mbajtur pështymën. Për shkak të këtyre arsyeve, nuk ka askund tjetër për të kaluar pështymën sesa jashtë gojës.

Është e zakonshme që foshnjat të nxjerrin pështymën apo edhe të bëjnë flluska. Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, jargimi ndihmon në mënyrat e mëposhtme:

– Mban gojën e foshnjës me lagështi.
– Largon mbetjet e ushqimit.
– Zbut ushqime kur fëmija fillon të hajë ushqime të forta, duke e bërë më të lehtë për të gëlltitur.
– Mbron mishrat e foshnjës. Pasi foshnjës t’i dalin dhëmbët, përbërësit në pështymë parandalojnë prishjen e dhëmbëve.
– Pështyma punon si një antacid natyral që ndihmon në parandalimin e asciditetit në stomak.

Si ta trajtoni?

Zakonisht, jargimi nuk do të kërkon trajtim. Nëse foshnja shfaq shenja të tjera të një problemi, atëherë doktori do të diagnostikojë gjendjen themelore që i shkakton jargët dhe pastaj të vazhdojë të trajtojë atë. Trajtimi mund të shkojë nga medikamentet në rastin e infeksioneve të frymëmarrjes në kirurgjinë korrigjuese në rastin e buzës së çarë./GazetaShneta