Një përbërje e gjetur tek bretkosa mund të mposht viruset e gripit dhe mund të krijohet një ilaç i ri, mjaftueshëm i fuqishëm për të trajtuar influencën, raportuan hulumtuesit të martën.
Një strukturë e vogël e quajtur peptid, shëroi minj në doza vrasëse të gripit njerëzor, raportoi ekipi hulumtues sipas NBC News, transmeton Gazeta Shneta.
“Ky peptid vret viruset dhe, me njëfarë mënyre, i eksplodon ato.”, tha Josh Jakobi i Universitetit Emory, i cili udhëhoqi ekipin e studimit.
“Duket e padëmshme për indet e organizmit. Nuk ka dëme kolaterali,” tha ai.
Ekipi e gjeti peptidin në mukusin e marrë nga lëkura e një specie të bretkosave të quajtur Hydrophylax bahuvistara, e gjetur kohët e fundit vetëm në Indi./Gazeta Shneta/