Mirësevini në javën 37 të shtatëzënisë tuaj. Ndërsa ora llogaritet deri në ditën e lindjes, përgatituni: Rreth 54 përqind e grave hyjnë në lindje midis kësaj jave dhe javës 39.
Listë kontrolli për tu përcjellur:
-Vazhdoni të merrni vitamina prenatale.
-Vazhdoni të pini rreth 8 deri në 12 gota ujë në ditë.
-Vazhdoni të bëni ushtrimet tuaja çdo ditë.
-Vazhdoni të bëni masazhet tuaja ditore rreth pjesës së poshtme të barkut.
-Bëni një listë të pyetjeve rreth procesit të lindjes;
Në javën e 37-të, trupi juaj po përgatitet për lindje në një formë ose tjetrën shkruan VeryWellFamily.
Për shembull, ju mund të jeni duke përjetuar një rritje të kontraktimeve dhe nivelet e estrogjenit tuaj kanë filluar të rriten për të zbutur dhe hapur (dilatuar) qafën e mitrës tuaj përcjell Gazeta Shneta.
Ndërsa kjo është një shenjë që trupi juaj po përgatitet për lindje, nuk tregon domosdoshmërisht që momenti i madh është afruar; mund të jenë në pyetje disa orë, ditë, ose akoma javë më tutje.
–Zhvillimi i foshnjës tuaj
Java 37-të ishte konsideruar si “term”, që do të thotë që foshnja juaj ishte në pikën kur ai ose ajo mbaroi së zhvilluari dhe gati për të lindur.
Sidoqoftë, Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve dhe Shoqëria për Mjekësi-Fetale tani kjo fazë quhen “afat i hershëm”, sepse truri, mushkëritë dhe mëlçia e foshnjës vazhdojnë të zhvillohen gjatë kësaj kohe.
Për më tepër, foshnja juaj është ende duke u kujdesur për koordinimin, praktikimin e gishtërinjve dhe thithjen e gishtit të madh.
Në fakt, thithja e gishtit në mitër në të vërtetë po ndihmon fëmijën të përgatitet për ushqyerjen me gji.
Deri në fund të javës, foshnja juaj do të jetë 18 inç e gjatë dhe do të peshojë rreth 2-3 kg. /Gazeta Shneta/