Përgjatë javës së 29-të, foshnja juaj vazhdon të shtoj peshë, njëkohësisht forcon dhe kockat.
Ndërkohë, në këtë periudhë ju mund të ndiheni të lodhura andaj mjeku juaj mund t’ju këshillojë që të merrni sasi të konsiderueshme të hekurit dhe kalciumit shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Karakteristikat:
-Që nga kjo javë e deri në datën e lindjes, foshnjes i’u zhvillohen muskujt;
-Lëkura e foshnjes fillon të trashet;
-Rritja e kockave fillon nga tremujori i dytë i shtatzënisë, andaj gjatë kësaj periudhe foshnjet rrisin sasinë e marrjes së kalciumit gjatë tremujorit të dytë, pasi kockat e tyre bëhen më të forta.
Në raste urgjente, mund të bëhet lindja e parakohshme, mirëpo gjatë kësaj periudhe foshnja duhet të qëndrojë në inkubator për shumë javë dhe shanset për të mbijetuar janë 94%./GazetaShneta/