Në javën e dhjetë të shtatëzanisë, ju jeni afër fundit të tremujorit të parë. Poashtu, jeni duke u mësuar me idenë e të qenurit shtatzënë. Ja se çfarë të presësh këtë javë!
Ndryshimet në trupin tuaj
Ju ende mund të fshehni shtatzëninë tuaj nga pjesa tjetër e botës, por jo për shumë kohë shkruan Healthline.
Shmangni veshjen e rrobave të ngushta dhe shtrënguese. Barku juaj po rritet më i rrumbullakët ndërsa mitra juaj po zgjerohet përcjell Gazeta Shneta.
Ju mund të fitoni një kile ose dy këtë javë, megjithëse nëse sëmundja e mëngjesit vazhdon, mund të mos vie deri të fitimi i peshës.
Vëllimi juaj i gjakut është rritur kështu që nëse nuk keni vërejtur ende venat në gjoks dhe bark duke u bërë më të spikatura, ka një shans të mirë që do ti shihni këtë javë.
Foshnja juaj
Në fund të javës së dhjetë, foshnja juaj, zyrtarisht do të kalojë nga një embrion në një fetus.
Gishtat e këmbëve dhe gishtat e duarëve fillojnë të ndahen dhe të formohen individualisht. Të gjitha organet jetësore janë formuar, dhe placenta po funksionon mirë.
Foshnja juaj merr një pamje më njerëzore, qepallat fillojnë të mbyllen dhe tiparet e fytyrës bëhen më të dallueshme.
Nëse keni një vizitë te mjeku juaj këtë javë, ju mund të dëgjoni rrahjet e zemrës së foshnjës tuaj.
Simptomat e shtatëzanisë dhjetë javore
Disa gra që janë me fat fillojnë të ndiejnë lehtësim nga sëmundja e mëngjesit këtë javë.
Nëse nuk jeni njëra prej tyre, kini kujdes në faktin se nauze dhe të vjella nuk përmirësohen për shumicën e grave deri në fund të tremujorit të parë (12 javë).
Simptomat e shtatëzanisë në javën e dhjetë do të përfshijnë vazhdimin e simptomave të tremujorit të parë, si dhe disa tjera ‘të reja’.
Në përgjithësi, këto simptoma përfshijnë: shtimi i peshës trupore, rrjedhje e shtuar vaginale, dhimbje barku, venat e dukshme, nauze dhe të vjella, lodhje, urth, kapsllëk, si dhe dëshirat të shtuara rreth ushqimit. /Gazeta Shneta /