Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ka qenë një javë e binjakëve, kjo pasi shumë nëna kanë lindur binjakë.
Gjatë ditës së mërkurë kanë lindur gjithsejt 38 foshnja, ndërsa ka pasur 35 lindje, shkruan Gazeta Shneta.
20 prej të porsalindurëve kanë qenë të gjinisë femërore ndërsa 18 të gjinisë mashkullore.
Ndërsa me anë të operacionit cezarian janë kryer tetë lindje, ndërsa për herë të parë kanë hyrë në sallë të operacionit 14 nëna.
Ndërsa dita e enjte ka qenë ditë e foshnjave të gjinisë mashkullore, kjo për shkak se kanë lindur nga gjithsejt 44 foshnja, 28 prej tyre kanë qenë meshkuj ndërsa ka pasur vetëm 16 femra.
Gjatë kësaj dite, me operacion cezarian kanë lindur 13 nëna ndërsa 18 gra kanë hyrë për herë të parë në sallë të lindjes.
Ndërsa të premten janë raportuar 18 djem të lindur ndërsa 11 vajza, me operacion cezarian kanë qenë 7 lindje.
Në anën tjetër 11 gra janë bërë nëna për herë të parë.
Duket se viti 2018 do të sjellë edhe rekorde të tjera të lindjeve në Klinikën e Gjinekologjisë/Gazeta Shneta/