Një nënë e re po ndan një mesazh të rëndësishëm rreth rreziqeve të asaj që mund të keqkuptohen për një simptomë të zakonshme shtatzënie, por në të vërtetë simptoma e tillë e çoi këtë nënë në gjendje të rëndë që mund të kishte vrarë fëmijën e saj.
Christina DePino, 28 vjeçe, nga Michigani i SHBA-së, ishte vonë në shtatzëninë e saj, kur ajo filloi të përjetonte kruajtje të pakëndshme, saqë ajo nuk ishte në gjendje të fle natën për shkak të saj.
“Kruajtja ishte kaq e rëndë saqë kur zgjohesha, nuk isha në gjendje të kthehesha prapë në shtrat nga kruajtjet. Këmbët dhe krahët e mia ishin të shqyera dhe të përgjakura nga nevoja e pakontrollueshme për kruajtje”, tha DePino për CBS News, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa kruajtja mund të ishte një shenjë e shtrirjes së lëkurës gjatë shtatzënisë, DePino kërkoi këshillën e pasuesve të mediave të saj sociale, të cilët sugjeronin se ky siklet i kruajtjes mund të ishte një simptomë e kolestazës intrehepatike të shtatzënisë (ICP).
Kolestaza intrehepatike e shtatzënisë (ICP) është sëmundje që dëmton mëlçinë tek foshnja dhe mund të shkaktojë lindje në javën e 37-të.
Postimi i saj është ndarë më shumë se 26.000 herë, me shumë komentues që ndajnë përvojat e tyre me ICP./Gazeta Shneta/