Të rritesh në familjen mbretërore, do të thotë të jetosh jetën sipas disa rregulla të vendosura nga shumë të tjerë përveç prindërve.
E edhepse nënat e reja që po inkuadrohen në këtë familje po ndryshojnë disa nga këto rregulla, duke rritur fëmijët e tyre pak më shumë me mënyrat e metodat e veta, përsëri, një pasardhës në fronin mbretëror nuk mund të bëjë një fëmijëri si të gjithë të tjerët.
Më poshtë keni disa nga aktivitetet ditore që bëjnë princi dhe princesha e Britanisë.
Kalërimi
Nuk është sekret se familja mbretërore i do kuajt dhe dy anëtarët e vegjël nuk bëjnë përjashtim. Princi Geroge, përveçse shikon të atin William, ka filluar të marrë mësime për kalërim. Dukesha Kate ka thënë gjtihahtu se edhe e bija Charlotte i do shumë kuajt.
Koha e kaluar jashtë
Edhe pse baza e familjes mbretërore është në Londër tashmë, ata shpesh kthehen në shtëpinë e tyre në vendin e origjinës Anmer Hall, kur përshtaten më së miri me jetën e fshatit. Fëmijët luajnë në rrëshqitëse, hipin në traktorë në fermë, vizitojnë kopshtin zoologjik, luajnë me kova, lopata e qen. Kate zbuloi në pranverë se George dhe Charlotte ishin shumë të ngazëllyer për disa pula të reja që kishin ardhur në shtëpinë e tyre. Ata gjithashtu shikonin me kuriozitet një inkubator duke pritur me padurim daljen e zogjve.
Mësime kopshtarie
Fëmijët e vegjël po ashtu marrin mësime kopshtarie nga nëna Kate dhe gjyshi princi Charles. Princi ka thënë se nipi i tij George ka mbjellë pemë. Për të kjo është shumë e rëndësishme, sepse rrit interesin tek fëmija për të parë “sa është rritur pema ime”. Kjo gjë do ta bëjë atë të dojë natyrën, mjedisin e kopshtarinë. Ndërsa Kate tha në vitin 2007 se ajo ka kujtime të mrekullueshme të fëmijërisë nga kopshti dhe këtë gjë do t’ua transmetojë edhe fëmijëve.
Kultura e përgjithshme
George ka qenë disa herë në Muzeun Historik Natyror dhe e do shumë seksionin e dinozaurve. Në vitin 2017, dukesha shtoi se Charlotte gjithashtu e do muzeun.
Kuzhina
Kate ka zbuluar se dy fëmijët e saj të mëdhenj janë shumë të angazhuar sa herë që ajo gatuan. Atyre u pëlqen të bëjnë brumin për pica, ëmbëlsira, çokollata etj, por janë shumë të rrëmujshëm në këtë proces. E kthejnë shtëpinë në kaos.
Ditet e shkollës
Charlotte shkon në willcocks Nursery pesë ditë në javë. Mëngjeset janë për lojëra arsimore, shkrim, mësime për natyrën, poezinë, këndimin, ndërsa pasdite luajnë, gatuajnë, mësojnë për artet etj.
Lodra, Lodra, Lodra
Princi George ka një armatë lodrash të të gjitha llojeve, por as motra e tij nuk bën përjashtim në këtë pjesë.
Pushimet Mbretërore
George ka takuar babagjyshin në dimër, ndërsa vitin e kaluar, William zbuloi në një udhëtim dimëror në Finlandë që George kishte kërkuar një makinë policore./pernenat