Jo të gjitha nënat e dinë se kjo gjë mund t’iu ndodh me qumështin e gjirit

2018-04-09 në ora 14:33

Gji dhënia mund të sjellë sfida të ndryhsme për nënat e reja, përfshirë këtu mungesën e qumështit në gji, gjinj të çarë.. lista vazhdon.

Gjithsesi, nënat mund të mos ta kenë menduar që qumështi i tyre i gjirit mund të shndërrohet në ngjyrë të kuqe apo i ngjyrosur me gjak, transmeton Gazeta Shneta.

Ndërkaq, për ta ndërlidhur këtë situatë, Kidspot ka sjellur rastin e Aussie, e cila vuante nga një kanal i bllokuar i gjirit, gjendje shëndetësore kjo që solli gjak në qumështin e gjirit.

Më pas, ajo vendosi që t’i shpërndante fotografitë në profilin e famshëm të konsulentes së laktacionit.

“Fotografi e një gji dhënie të dhimbshme, e cila vinte nga një bllokim i kanaleve në gji, që për pak u shndërrua në mastis”, shkruhej në fotografinë e publikuar.

Source: Facebook / The Milk Meg

Megjithëse pamja e qumështit mund të duket bezdisëse, sipas konsulentëve të laktacionit, qumështi i tillë është krejtësisht i sigurt për foshnjet.

Sipas Shoqatës Australiane të Gji dhënies, në qoftë se dyshoni se keni një kanal të bllokuar, juve ju duhet  të kulloni gjirin dhe ta shprazni atë më shpesh./Gazeta Shneta/